FLASH :

Ku ndryshojnë Veliaj dhe Kadri Hazbiu në raport me burgun

Erion Veliaj provoi gurin e radhës dje, për t’i matur pulsin pushtetit të pa fre të Edi Ramës, nëse ka ndër mend që ta heqi vërtet qafe politikisht apo jo.

Ai përdori në formë presioni emërimin nga burgu të një nënkryetareje të ndryshme të bashkisë Tiranë për të ushtruar funksionet e kryetarit, nga e përzgjedhura e Edi Ramës.

Por menjëherë pas kësaj, duket se njerëzit e Veliajt dhe ai vetë janë kontaktuar dhe kanë marrë garanci, se “lali nuk do të lëshohet” dhe fill pas kësaj Veliaj e ktheu timonin 180 gradë, duke shkruar se kishte gabuar dhe se e tërhiqte vendimin e tij, në stilin e e gjyqit famëkeq të Byrosë Politike ndaj ish-ministrit komunist Kadri Hazbiu, i cil tenetoi të bënte një gjysëm mea culpa përballë terrorit shtetëror të Hoxhës.

Por duket se Hazbiu pati pak më dinjitet pasi u qëndroi deri në fund deklaratave të tij dhe nuk i ndryshoi ato.

Ish-funksionari i lartë i Partisë së Punës reagoi në formë krenarie me ironi duke thënë që edhe pse nuk kam gabuar, partia, nëse do, le t’më dënojë.

Kurse Veliaj me aktin e djeshëm duket sikur tha, gabova, ndjesë, partia ime le t’më çlirojë tani, ose do të ketë akte ë tjera si ky.

Pra kemi kaluar nga koha e moralit të ngurtë bolshevik, te ajo ku morali i vetëm është pazari, rryshfeti dhe shantazhi mafioz i tipit “ricatto”.