FLASH :

Me taksi në mbledhjen e PS, Spiropali në tentativë për një imazh tjetër

Elisa Spiropali ka zgjedhur shkojë me taksi në mbledhjen e zgjeruar të grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.

Pasi u largua me “ceremoni” nga drejtimi si ministre e Jashtme, teksa shquhet për ekstravagancën e saj në shfaqjet publike, deputetja Spiropali tenton të krijojë një tjetër imazh për veten.

Teksa nga njëra anë tenton demonstrojë pamjaftueshmërinë e financave të saj për të pasur një makinë, gjë që e bën edhe më qesharake në sytë e opinionit publik, dalja nga makina dhe kthimi i syve nga kamerat dhe gjuha e saj e trupit tregonin qartë sikur donte të thoshte: erdha unë, më filmoni.

Mesa duket strategjia e Elisës për të ndërtuar një tjetër imazh është qasja e saj si një individ i thjeshtë, pa benefite, pa buxhet të mjaftueshëm për ti përmbushur kondidat minimale vetes.