Një narrativë e ndërtuar në tavolinë po shpërndahet me shpejtësi në media, por dëshmitarët flasin për një realitet krejt tjetër dhe se po shtrembërohet e vërteta e ngjarjes me në qender Elisa Spiropalin.
Ajo që po prezantohet si një qëndrim i fortë dhe përballje direkte, sipas burimeve nga brenda mbledhjes së sotme, nuk ka ndodhur. Personat prezent nuk lënë vend për interpretime dhe theksojnë se versioni që po shpërndahet është i fabrikuar. Deklaratat janë të pathëna, skenari i ndërtuar, ndërsa realiteti është deformuar për t’i shërbyer një imazhi publik të kuruar.
Në mënyrë të veçantë, hidhet poshtë pretendimi se Elisa Spiropali i është drejtuar Belinda Balluku, qoftë me emër apo në mënyrë indirekte. Sipas burimeve, një situatë e tillë nuk ka ekzistuar në asnjë moment të diskutimit.
Por ajo që bie më shumë në sy është tentativa e qartë për të ndërtuar një figurë “heroike” mbi një ngjarje që nuk e mbështet dot një rol të tillë. Një strategji e vjetër qe nis me show ku shkohet ne mbledhje me taksi dhe kujdeset qe te kapet mire nga mediat, me pas krijo një moment që nuk ekziston, shpërndaje në media dhe shpreso që perceptimi të zëvendësojë faktin.
Situate tipike qe ngjan me përpjekjen e dëshpëruar për vëmendje, e shoqëruar me një menaxhim komunikimi të dobët dhe të pakontrolluar. Kushdo që qëndron pas ketyre këshillave komunikimi, ka nje sfide te hapur: një qasje impulsive dhe e papjekur që e bën të pamundur ruajtjen e koherencës publike.
Në fund, çështja nuk është më se çfarë ndodhi në atë mbledhje. Pyetja reale është: pse po ndërtohet një realitet paralel për publikun?
Sepse kur e vërteta zëvendësohet me një version të sajuar për efekt imazhi, kemi të bëjmë jo me komunikim, por me manipulim të pastër.








