FLASH :

Dibra nën petkun e dëborës edhe në pranverë, drejtuesit e mjeteve të përdorin goma dimërore

Dibra sot është ‘zgjuar’ nën petkun e dëborës. Siç raporton edhe gazetari Mahir Jangulli zbritja e temperaturave gjatë natës në -5 gradë ka shkaktuar problematika në qarkullimin e mjeteve në akset rrugore Peshkopi – Tiranë, Peshkopi – Kukës dhe Ura e Çerenecit – Librazhd ku trashësia e dëborës i ka kaluar 10 cm.

Probleme ka patur edhe gjatë orëve të mbrëmjes segmenti i rrugës Maqellarë – Peshkopi ku dhjetëra mjete kanë mbetur të bllokuara për rreth një orë.

Drejtuesit e mjeteve që përdorin këta akse rrugore problematike duhet të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të përdorin goma dimërore.

Ndërkohë kjo dëborë në stinën e pranverës përveçse ka shkaktuar ngrica dhe probleme në qarkullim ka dëmtuar gjithashtu edhe pemëtarinë.