FLASH :

Tabaku ironizon “kënetën” Ramës, e quan qeverinë ”moçal”

Pas postimit të fundit në llogarinë e saj në Facebook, ku citonte se në këtë vend “Duhet një qeveri që kujdeset për qytetarët, jo për pakicën” , Tabaku vijon te qëndroj aktive dhe në takimet me qytetarët e Tiranës.

Këtë herë kandidatja për deputete, e cila ka treguar gjithmonë se është një nga figurat më premtuese në politikën shqiptare, ka ndarë me ndjekësit foto nga takimi me qytetarët në Paskuqan.

“Një hap më afër fitores!

Sot, në degën nr. 2, qytetarët përqafuan vizionin tonë për ndryshimin dhe shpresën që sjell Partia Demokratike. Takimi ishte një dëshmi e fortë se fitorja është në duart tona!” – shkruan Tabaku, ku ndër të tjera ka shtuar se në çdo takim me qytetarët ndjen më tepër energji për të vijuar betejën për fitoren në zgjedhjet që po afrojnë.

“Në çdo takim me qytetarët ndjej gjithnjë e më shumë energjinë për të vazhduar betejën tonë. Është koha për të përtharë moçalin e hapur nga qeveria socialiste!” – duket se ishte përgjigja ironike e Tabakut ndaj kryeministrit Rama, i cili e etiketon shpesh herë PD-në si  “kënetë”

Në takime të tilla me qytetarët dhe jo vetëm, Tabaku dëshmon gjithmonë se është shembull pozitiviteti jo vetëm si një deputete mjaft e përkushtuar por edhe si një qytetare e këtij vendi, duke i lënë mënjanë për një moment dhe përkatësitë partiake.