Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të hënë në Llogara, ku një automjet tip BMË është përfshirë nga flakët në Qafën e Llogarasë, konkretisht në zonën që të çon drejt antenave.
Brenda makinës është gjetur trupi i një personi të djegur. Në vendngjarje kanë mbërritur fillimisht shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, ndërsa automjeti është shkrumbuar plotësisht.
Si pasojë e djegies totale, targa e mjetit nuk ka qenë e identifikueshme. Në vendngjarje ka mbërritur edhe policia, e cila po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.









