FLASH :

Si funksionon propaganda e huaj në Shqipëri, rasti i lajmit mbi Hamasin dhe shqiptaren e ndjerë në Greqi

Kur ngjarjet dhe konfliktet në Palestinë kanë tronditur opinionin publik kudo në botë, në Shqipëri mediat dhe politika kanë zgjedhur të heshtin. Askush nuk i përmend, nuk flet dhe nuk mban qëndrim. Shqipëria, duke patur një marrëdhënie të ngushtë me SHBA dhe BE, ka ruajtur një qasje neutrale ndaj konfliktit izraelito-palestineze.

Njësoj dhe me Greqinë, ku në vend që të diskutohet për çështjet e hapura dhe tensionet mes vendeve, mediat dhe politika fokusohen tek një rast emocional që dashur pa dashur i bashkon dy vendet.

Për të krijuar një imazh pozitiv për Greqinë, si duket vëmendja zhvendoset te një histori prekëse, ajo e vajzës me origjinë shqiptare, një nga viktimat e aksidentit tragjik në Tempi (2023). Me këto lajme në mediat tona, jo vetëm janë të qëllimshme për të kontrolluar opinionin publik, por duan të promovojnë idenë se Greqia është një vend që respekton dhe nderon shqiptarët, duke lënë në hije problematika të shumta mes vendeve. 

Pra, mediat shqiptare nuk raportojnë asgjë lidhur me kontrollin që shteti grek ushtron mbi Kishën Autoqefale Shqiptare, ndërsa fushatat e PR-it pro grek gjejnë shumë më lehtë hapësirë mediatike.

Ky model propagande nuk është i rastësishëm. Pra në prag të festave kombëtare greke, raportime të tilla krijojnë favore për marrëdhëniet mes dy vendeve, duke shmangur temat e ndjeshme. Një qasje e tillë shihet si një “qokë” mediatike për ambasadën greke në Tiranë, duke përdorur narrativën emocionale për të mbuluar realitetin e konflikteve të shumta.