Policia e Fierit ka arrestuar një 25-vjeçar që shpërndante lëndë narkotike në lagje të ndryshme në qytetin e Fierit.
Në kuadër të operacionit të koduar “Shëtitësi” u vu në pranga shtetasi M.B., 25 vjeç, banues në Fier.
Gjatë kontrollit fizik, policia i sekuestroi: 45 doza kanabisi të gatshme për shitje, 1 automjet dhe 1 motomjet, që dyshohet se përdoreshin për shpërndarjen e drogës, 2 celularë si dhe shuma parash të cilat dyshohe se janë përfituar nga shitja e lëndës narkotike.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme ligjore.







