FLASH :

Shehaj prezanton deputetët e Fierit: Ne i kemi vendas, nuk i sjellim nga jashtë

Lideri i “Partia Mundësia” Agron Shehaj, i cili është një model alternativ që synon të ulë ndikimin e shtetit dhe të krijojë më shumë mundësi për qytetarët shqiptarë, ditën e djeshme, ka zhvilluar një takim me qytetarët në qytetin e Fierit.

Shehaj ka ndarë video dhe foto nga prezantimi i strukturave dhe kandidatëve për deputet në këtë qytet, ku ndër të tjera ka shtuar se ekipi ka të rinj premtues dhe punëtorë.

“Në Fier prezantuam ekipin tonë të “Mundësisë” – një listë me vajza e djem të rinj, të ndershëm, punëtorë dhe krenarisht fierakë.

Në krye të listës, Frida Mavriqi, një vajzë e këtij qyteti.

Ndryshe nga partitë e vjetra që sjellin kandidatë nga jashtë, ne besojmë te vetë Fierakët.

Pjesëmarrja e madhe e të rinjve sot ishte një mesazh i qartë: ka shpresë. Ka mundësi.

Faleminderit Fier, për energjinë dhe përkrahjen!” – shkruan Shehaj.

Dy ditë më parë Shehaj pati një takimi me qytetarët në qytetin e Vlorës, ku gjithashtu prezantoi dhe kandidatët për deputetë në atë qark. Shehaj ka synim të qartë, të krijojë një Shqipëri ku qytetarët të vendosin për jetën e tyre dhe për më tepër të kenë gjithmonë një mundësi.

Foto dhe video nga takimi: