FLASH :

“Regjistrimin nxirre menjëherë”, Berisha rrëfen bisedën me Dritan Priftin për bllokun e Ilir Metës

Sali Berisha ka reaguar pas kërkesës që Ilir Meta i dërgoi SPAK për t’u thirrur si dëshmitar për 21 Janarin. Berisha deklaron se Meta ka ardhur në zyrën e tij rreth datës 14 ose 15 janar dhe i ka komunikuar dorëheqjen.

Berisha pohon se Meta ka thënë se nuk pranon të paraqitet në prokurori si zv.kryeministër. Ky detaj i ri rihap debatin mbi rolin e figurave kryesore qeveritare në ditët që paraprinë protestën ku u vranë katër qytetarë.

Berisha përmendi edhe një takim me Dritan Priftin para se të publikohej videoja e përgjimit mes Priftit dhe Metës për çështjet në Ministrinë e Energjetikës.

Ai thotë se Prifti i ka kërkuar një pozicion të ri dhe se e ka paralajmëruar për një regjistrim. Berisha tregon se i është përgjigjur me fjalët regjistrimin nxirre menjëherë.

Sali Berisha kryeministër, së pari kishte dëgjuar Dritan Priftin që i kërkonte ta emëronte në një detyrë tjetër të rëndësishme ose përndryshe ka një regjistrim. I thashë nxirre sapo të dalësh nga dera e zyrës time. Kurrë nuk më merr mua pushtetin. E dyta, kishte një shkresë të firmosur nga pronari i një kompanie që kishte fituar me gjyq të drejtën e koncesionit të një hidrocentrali. Ky zotëri shkruante se nga moszbatimi i vendimi të gjykatës kompania humbi 70 mijë euro”, tha Berisha.