Kryeministri Edi Rama ka premtuar sot se do t’u heqë taksat për 10 vjet të gjithë atyre që do të investojnë për struktura hotelerie në zonat malore të vendit.
Ky është premtimi i tij qesharak i radhës.
Le të bëjmë 2 llogari, në rast se një strukturë modeste malore, 2-3 kate, me 10 deri në 15 dhoma gjumi kushton për ta ndërtuar dhe arreduar të paktën 1 milionë euro, me kostot e sotme të larta të ndërtimit dhe me të gjitha komoditetet.
Dhe nëse ajo pret në rastin më të mirë me kapacitet të plotë turistë çdo ditë për tre muaj me 45 euro nata, ata do të nxirrnin të ardhura rreth 50-60 mijë euro në vit.
Pra do të duheshin 10 vite që ata të nxirrnin rreth gjysmën e investimit dhe 10 vite të tjera që të barazoheshin, për të parë më pas mundësinë që të fitonin ndonjë gjë.
Kryeministri Rama është tallur shpesh me llogaritë matematike të Lulzim Bashës, por duket se kësaj here e ka zënë “karma” e tij.







