Deputeti demokrat, Dash Sula, i njohur si një prej personazheve më problematikë në stadiumet shqiptare, qysh prej mësymjeve të dikurshme me pistoletë në stadium, si duket këtë herë ia ka “qëlluar” ti hyjë në sy Ramës. Edhe pas deklaratave të vazhdueshme nga ana e Sulës, i cili ka pohuar se do të vijojë të jetë në mbështetje të SPAK-ut, Berisha dhe Rama, të frikësuar nga zbatimi i vërtetë i reformës në drejtësi, po i vardisen Dashnorit, vetëm për përfitime votash dhe përfitime partiake.
Gjatë prezantimit të kandidatëve për deputetë në qytetin e Elbasanit, Edi Rama tha se Partia Socialiste është e hapur për të mirëpritur këdo që do të punojë për Shqipërinë, dhe jo për partinë. Në fjalimin e mbajtur Rama nënkuptoi një ftesë indirekte drejtuar deputetit demokrat Dash Sula, të cilin e veçon nga opozita e Sali Berishës.
Vlen të përmendet se vetëm në javën e fundit, Sula ka berë 3 pirueta politike. Si fillim u largua nga PD-ja pasi nuk e kishin bërë pjesë të listave të mbyllura, më pas shkon në koalicionin e Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit, por edhe këta të fundit e hoqën në moment të fundit nga listat, dhe tani po joshet nga Rama për të mbledhur votat për PS-në.
“Kjo është partia jonë, e mbajmë derën mbyllur nëpër territore por sot jemi këtu për t’ju thënë këtu mirësevini, përveç salamandrave dhe kukumjaçkave të kënetës që nuk kanë vend. Kurse Dash Sula …duhet të dezinfektohet. Po duhet të heqë morrat e kënetës. Aty të mbyt morri, është tmerr.”
Për Sulën solt reagoi edhe Berisha, duke konfirmuar këty që mes dy kryetarëve, Dashnori u kthye në mollë të vërettë sherri.
“Së pari Dashnor Sula është një eksponent i Partisë Demokratike me investime reale në këtë parti dhe vendi i tij është në Partinë Demokratike. Eksplorimi, se njeri të pagabueshëm nuk ka. Ideja e tij për të gjetur strehë tek Lapaj e mori përgjigjen sot nga Rama. Rama i tha atij se sa shkon tek Lapaj hajde tek unë se është njëlloj, por të paktën jam unë padroni. Kështu që në këto deklarata shihet se sa e gabuar ishte përzgjedhja që bëri Dashi me Lapajn. Nuk ka se ata janë njëlloj. Ata janë paterica të Edi Ramës”, u shpreh Berisha.







