FLASH :

Prodës i del situata nga duart/ Vendi kthehet në Kolumbi, larje hesapesh mes bandave

Krimi po ndihet aq i ngazëllyer dhe komod nën drejtimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ilir Proda, sa që, brenda dy ditësh, një masakër që ka prekur jetën e 5 personave është zhvilluar ndërmjet Lezhës dhe Tiranës.

Në pamje duket se e njëjta bandë ka dashur të shuajë të gjithë familjen e të ndjerit Roan Brahimi, fillimisht duke i vrarë babain në Lezhë dhe më pas duke synuar gruan e Brahimit, por duke ngatërruar shënjestër, çka solli si pasojë goditjen e një automjeti të ngjashëm, ku në të udhëtonin 3 fëmijë dhe një i rritur, të katër të plagosur, ndërkohë që mes tyre një 11 vjeçar është në rrezik për jetën.

Një Shqipëri që po fundoset çdo ditë e më thellë në frikë dhe terror, ku fëmijët dhe qytetarët e pafajshëm jetojnë nën hijen e armëve  dhe nuk kanë më siguri për jetën, po kthehet në makthin e çdo qytetari.

Kriminaliteti në vend duket sikur ka marrë një hov të ri që nga emërimi i Drejtorit të ri të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda.

Të shohësh policës e Prodës që hakërrehen 5 veta ndaj një qytetari me telefon në xhep, ndërkohë që tre të mitur që po ktheheshin nga një ditëlindje qëllohen me breshëri armësh dhe janë në rrezik për jetën, kjo është me të vërtetë ku thërret qameti.

Qeveria duhet ta largojë menjëherë nga detyra Ilir Prodën nëse dëshiron të rikthejë rendin, sigurinë dhe qetësinë në vend, duke ja besuar këtë detyrë një profesionisti shembullor dhe jo shërbëtorëve të bandave.