Maliq/Informacion paraprak
Rreth orës 17:30, në fshatin Pirg, në ambientet e një lokali, ka ndodhur një konflikt dyshohet me mjet prerës (thikë) mes dy 14-vjeçarëve.
Si pasojë e plagëve të marra shtetasi Erald Xhejo., 14-vjeç, ka ndërruar jetë në spital.
14-vjeçari tjetër autori i dyshuar i ngjarjes është shoqëruar në spital, për të marrë mjekim, dhe është nën mbikëqyrjen e Policisë.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Detajet e para nga ngjarja e rëndë: sipas policisë autori dhe viktima kane pasur konflikt me heret mes tyre, por ende mbetet e paqartë arsyeja. Sipas të dhënave ditën e sotme ngjarja ka ndodhur në ambientet e jashtme të lokalit në fshatin Pirg. Dy adoleshentët janë takuar për tu sqaruar por kanë debatuar mes tyre dhe më pas janë konfrontuar fizikisht. Viktima ka humbur jetën si pasojë e goditjeve të marra me thikë. Sakaq mësohet se autori ka dëmtime, por jo me thikë dhe është duke u marë në pyetje nga policia në ambientet e spitalit.







