FLASH :

LA Lakers humbasin pas shtatë fitoreve, Detroit sukses në sekondën e fundit! Triumf për Dallas dhe Miamin

Basketbolli amerikan zhvilloi nëntë ndeshjet e elitës. Detroit Pistons arritën një fitore dramatike 99-98 ndaj Atlanta Hawks, falë koshit vendimtar në sekondat e fundit, duke ruajtur kështu kreun e renditjes në Konferencën e Lindjes. Jalen Duren ishte më i miri për Detroit me 21 pikë.

Në transfertë, Cleveland Cavaliers triumfuan 135-119 kundër Indiana Pacers, me Donovan Mitchell që shkëlqeu duke realizuar 43 pikë.

Miami Heat nuk hasi vështirësi përballë Los Angeles Clippers, duke fituar 140-123. Të gjithë titullarët e Heat shënuan mbi 15 pikë, ndërsa Norman Powell ishte më produktivi me 30 pikë.

Milwaukee Bucks regjistruan një tjetër humbje, këtë herë 129-126 ndaj Washington Wizards, ku për vendasit u dallua McCollum me 28 pikë.

Pas shtatë fitoresh radhazi, Los Angeles Lakers u ndalën nga Phoenix Suns, që fituan 125-108. Dillon Brooks udhëhoqi miqtë me 33 pikë, ndërsa 38 pikët e Luka Doncic mbetën vetëm për statistikë.

Dallas Mavericks u rikthyen te suksesi duke mposhtur 131-121 Denver Nuggets, sfidë në të cilën spikati Anthony Davis me 32 pikë.

Rezultatet në NBA:

Detroit – Atlanta, 99-98

Indiana – Cleveland, 119-135

Washington – Milwaukee, 129-126

Brooklyn – Charlotte, 116-103

Miami – Clippers, 140-123

Orlando – Chicago, 125-120

Denver – Dallas, 121-131

Utah Jazz – Houston, 133-125

Lakers – Phoenix, 108-125.