Administrata e presidentit amerikan Donald Trump, u ka zgjatur dorën e bashkëpunimit forcave të errëta anembanë globit, që nga Rusia në Iran, duke kaluar nga ekstremi i djathtë gjerman, Viktor Orbani në Hungari, e kështu me radhë.
Duket sikur Trump bo zhbën rendin botëror, duke bërë pakt mer të gjithë ata që kanë qenë armiq klasikë të diplomacisë amerikane, qofshin këta demokratë apo republikanë.
Ndërkohë Zëri i Amerikës dhe Radio Evropa e Lirë vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura me një vendim të paprecedentë të administratës Trump.
Por duket se vetëm “non gratat” Sali Berisha dhe Tom Doshi nuk arritën t’ia dalin paq.
Në fakt administrata amerikane tashmë e ka marrë vendimin për rikthim në pozicionet e mëparshme të një prokurori dhe ekspertëve të zbatimit të ligjit në SHBA (përfshirë FBI), të cilët asistojnë strukturat e drejtësisë në Shqipëri.
Mbështetja amerikane për Prokurorinë e Posaçme është shumë e rëndësishme pasi konsiston me infrastrukturë konkrete, logjistikë, trajnime e vizita studimore, pajisje të ndryshme teknike dhe në sistemin e menaxhimit të çështjeve. Rikthimi në SPAK dhe GJKKO i ekspertëve të OPDAT i hap rrugë edhe agjencive të tjera amerikane si ICITAP, DEA e FBI.







