Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, i ka dorëzuar sot certifikatën kompanisë amerikane CWP për ndërtimin e një parku energjetik me kapacitet 600 MË në Tropojë.
Gjatë fjalës së tij në këtë takim, presidenti i kompanisë amerikane CWP për Europën falenderoi ministren Balluku për mbështetjen dhe theksoi se ky është një projekt ambicioz.
“Do të doja shumë të falenderoja z. Rama dhe znj. Balluku për mbështetjen e tyre, vizionin e tyre për të çuar përpara këtë projekt kaq të rëndësishëm për politikat energjitike të Shqipërisë në mënyrë që ato të shkojnë në drejtimin e duhur.
Projekti është shumë ambicioz, 600 MË në një treg si Shqipëria nuk është fjalë e vogël. Jam shumë pozitiv për të ardhmen ekonomike dhe energjitike të Shqipërisë e cila varet nga këto politika të shëndosha energjitike. Investimi ynë është shumë ambicioz.
Doja të falenderoja qeverinë shqiptare dhe administratën që na kanë ndihmuar”, u shpreh ai.









