Belbëzime, lapsuse dhe ngatërrime fjalësh, sidomos në momentin kur përmendte emrin e Belinda Ballukut, të shoqëruara edhe me një ndryshim të dukshëm në fytyrë.
Kjo ishte pamja e Oerd Bylykbashit sot në seancën plenare të Kuvendit, teksa lexonte raportin e pakicës për çështjen Balluku.
Siç duket qartë edhe në video, përveç faktit se nuk dukej aspak familjar me raportin që po lexonte, gjendja e përgjithshme e Bylykbashit ishte mjaft e çuditshme.
Pyetja që lind natyrshëm është: pse kjo gjendje për deputetin?
A është ai nën ndonjë presion të jashtëm, apo ndoshta nuk i beson as vetë ato që po lexon?








