FLASH :

“Berisha të largohet nga drejtimi i PD, ta zëvendësojë Argita”

Gazetari Reldar Dedaj, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, u shpreh se Partia Demokratike është parti e Sali Berishës.

Sipas Dedajt Berisha duhet të largohet nga drejtimi i Partisë Demokratike dhe kushdo të vijë në krye të PD duhet të ketë mbështetjen e tij.

“Teza ime, unë e kam thënë, është që të vijë Argita Berisha në krye të PD si personalietet. Kjo për shkak se llogaris votat që Berisha ka marrë në emër të brand-it të tij.

Lidhur me SPAK-un ai u shpreh se SPAK po bën tërësisht hetime selektive.