Një 41 vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi pas konfliktit për motive të dobëta plagosi me armë kunatin e tij. Ngjarja është regjistruar në rreth orës 15:40, në banesën e të dëmtuarit në rrugën “Llambi Bonata” në lagjen Kombinat.
Rreth orës 15:40, në banesën e të dëmtuarit në rrugën “Llambi Bonata”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Misir Tanushi rreth 41 vjeç, ka plagosur me armë zjarri kunatin e tij, shtetasin Genci Mullaymeri, rreth 56 vjeç, i cili ndodhet në spital, aktualisht jashtë rrezikut për jetën informoi sot policia.
Ndërkohë është shpallur në kërkim N. S., 29 vjeç, i cili dyshohet se në momentin e ngjarjes ka qenë prezent në banesë dhe më pas është larguar.
Policia ka sekuestruar dhe armën e zjarrit me të cilën autori kreu plagosjen.