FLASH :

Panik para portës së Taylor Swift: Çfarë ndodhi?

Një incident i pazakontë është regjistruar së fundmi pranë rezidencës së Travis Kelce dhe Taylor Swift në Kansas, ku një burrë 48-vjeçar u arrestua pasi dyshohet se tentoi të dorëzonte dokumente ligjore në emër të aktorit Justin Baldoni, në kuadër të një padie që përfshin Blake Lively.

Personi në fjalë, i identifikuar si Justin Lee Fisher, u ndalua nga policia pasi dyshohet se po hidhte gardhin e shtëpisë së çiftit të famshëm për të dorëzuar dokumentet ndaj Swift, e përfshirë së fundmi si dëshmitare në betejën ligjore mes Lively dhe Baldonit. Policia e cilësoi incidentin si një shkelje të qartë të pronës private në një zonë të siguruar.

Ky zhvillim vjen në mes të një procesi të tensionuar ligjor ku Blake Lively ka ngritur një padi ndaj Baldonit dhe ekipit të tij, duke pretenduar ngacmim seksual dhe shpifje. Baldoni ka kundërpërgjigjur me një padi prej 400 milionë dollarësh ndaj Lively dhe bashkëshortit të saj, Ryan Reynolds, për shpifje dhe zhvatje, padi që tashmë është rrëzuar nga gjykata.

Taylor Swift është përmendur në këtë çështje si dëshmitare, por përmes avokatëve të saj ka refuzuar të paraqitet në gjyq, duke përmendur angazhimet e saj profesionale. Përfaqësuesit e këngëtares theksojnë se ajo nuk ka pasur rol në prodhimin e filmit “It Ends With Us”, përveç përdorimit të një kënge të saj në soundtrack.