FLASH :

Parlamenti i Meksikës kthehet në arenë boksi, senatori godet kreun e Senatit pse s’i dha fjalën!

Senatori Alejandro Moreno Cárdenas shfaqet teksa godet Presidentin e Senatit Gerardo Fernández Noroña, për shkak se nuk i jep fjalën. Një tjetër person prezent ai e shtyu fuqishëm, duke e rrëzuar.

Meksikë- Momente tensioni dhe përleshje fizike në Parlamentin Meksikan.

Pamjet e dhunës janë bërë virale dhe po bëjnë gjithashtu xhiron e rrjetit. Senatori Alejandro Moreno Cárdenas shfaqet teksa godet Presidentin e Senatit Gerardo Fernández Noroña, për shkak se nuk i jep fjalën.

Në pamjet e bëra virale, senatori i afrohet presidentit në fund të seancës për të kërkuar një shpjegim, por Fernández i kthen shpinën.

Moreno e kap për krahu dhe fillon përleshja, ku përfshihen edhe persona të tjerë. Madje senatori shtyn fuqishëm një tjetër person prezent aty, i cili rrëzohet, teksa kreun e Senatit e ka goditur edhe me një shpullë në qafë, përveç shtyrjeve fizike dhe kërcënimeve.

Fernández Noroña ka deklaruar se do të paraqesë një ankesë në Zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm.