FLASH :

Thashethemet nuk ishin më kot! Pamela Anderson dhe Liam Neeson në romancë së bashku

Ka një çift të ri në Hollywood.

Pamela Anderson dhe Liam Neeson janë zyrtarisht në një lidhje pasi nisën një romancë gjatë xhirimeve të filmit të tyre të ri, “The Naked Gun”.

Pamela Anderson është zyrtarisht në një lidhje dashurie me aktorin Liam Neeson, raporton Daily Mail. Dyshja kanë nisur romancën që prej majit 2024, kur u njohën gjatë xhirimeve të filmit komedi Naked Gun në Atlanta, Xhorxhia.

Pamela, 58 vjeçe, dhe Liam, 73, janë parë duke shkëmbyer puthje në tapetin e kuq gjatë promovimeve të filmit në Nju Jork dhe Londër, ndërsa burime pranë tyre konfirmojnë se “shkëndijat” mes tyre kanë lindur që në ditët e para të xhirimeve. Lidhja e tyre është përshkruar si një romancë e ëmbël mes dy ikonave të ekranit, që tani po shijojnë një lidhje larg botës së zhurmshme të Hollywood-it.

Pamela Anderson është e magjepsur nga Liam Neeson, sepse ai e pranon plotësisht stilin e saj të jetesës dhe qasjen e saj të thjeshtë ndaj famës – diçka që për të është vërtet mbresëlënëse, thotë një burim për Daily Mail. Aktorja 58-vjeçare thuhet se i ka treguar miqve të saj se Liam është i dashuruar kokë e këmbë me të, dhe nuk heziton të bëjë gjeste romantike si dërgimi i luleve apo kalimi i kohës me djemtë dhe qentë e saj.

Romanca e tyre në distancë është mbajtur kryesisht larg syrit të publikut, falë takimeve në shtëpinë e Pamela-s në Kanada. “Ajo gatuan dhe merret me kopshtarinë… gjithçka është shumë e pastër, e qetë dhe krejtësisht jo Hollywood. Dhe Liam e adhuron këtë,” shtoi burimi, duke nënvizuar se aktori 73-vjeçar përfshihet me dëshirë në këtë mënyrë jetese modeste dhe të përkushtuar ndaj familjes.