Victoria Beckham ka dhënë një sinjal të rrallë publik lidhur me raportin e tensionuar me djalin e saj të madh, Brooklyn Beckham, përmes një veprimi të vogël, por domethënës në rrjetet sociale.
51-vjeçarja, ish-anëtare e “Spice Girls”, dhe bashkëshorti i saj, David Beckham, 50, po përjetojnë një krisje të thellë me Brooklyn-in, 26 vjeç, dhe nusen e tij miliardere, Nicola Peltz, 30 vjeç. Tensionet janë përshkallëzuar veçanërisht pas mungesës së djalit në festimet për ditëlindjen e 50-të të David-it në maj, një mungesë që u pa si shenjë e distancimit nga familja.
Megjithatë, Victoria ka treguar se vazhdon të ndjekë lëvizjet e të birit, duke pëlqyer disa nga postimet e fundit të Brooklyn-it në rrjetet sociale – një gjest që ka ngjallur shumë reagime dhe spekulime mbi një përpjekje për pajtim.
Një tjetër detaj i veçantë nga sjellja në rrjete sociale e Victoria Beckham ka hedhur dritë mbi përçarjen mes saj dhe çiftit Brooklyn–Nicola. Në harkun kohor nga 5 deri më 26 korrik, ish-Spice Girl ka pëlqyer çdo postim të të birit në Instagram — me një përjashtim të qartë: ato ku shfaqet nusja e tij, Nicola Peltz.
Nga 16 postime gjithsej gjatë kësaj periudhe, katër prej tyre përfshijnë Nicola-n, dhe asnjëri prej tyre nuk është pëlqyer nga Victoria. Edhe pse mundësia që thjesht të mos i ketë parë ekziston, fakti që të gjitha postimet pa Nicola-n janë pëlqyer, e bën këtë mungesë të qëllimshme.
Ndërkohë, as Nicola dhe as Brooklyn nuk kanë pëlqyer ndonjë postim të Victorias gjatë së njëjtës periudhë, duke treguar se tensionet janë ende të gjalla. Pavarësisht përçarjes, Brooklyn ka rrëfyer së fundmi se gjëja e vetme për të cilën debaton me Nicola-n lidhet me… ushqimin, një përpjekje ndoshta për të shmangur komentet mbi krizën familjare.
Pavarësisht përçarjes së thelluar me prindërit e tij, Brooklyn Beckham ka lënë të kuptohet se marrëdhënia me bashkëshorten Nicola Peltz mbetet e fortë. Çifti, i martuar në vitin 2023, sipas tij janë ende në “fazën e muajit të mjaltit” dhe zënkat e vetme mes tyre kanë të bëjnë me… termostatin.
“Unë gjithmonë dua që të jetë pak më freskët, ajo gjithmonë e ndez ngrohjen,” ka thënë ai me humor, në një koment që duket se shmang çdo aludim për krizën me familjen Beckham.
Ndërkohë, në rrjete sociale, nëna e tij Victoria ka pëlqyer çdo postim të tij përveç atyre ku shfaqet Nicola — një detaj që nuk ka kaluar pa u vënë re, duke thelluar dyshimet për tensione të pazgjidhura mes tyre.
