Nga Klevis Muka
Drejtuar Ministrisë së Financave, Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore!
Kam dyshime se subjekti tregtar me emër “Neomalesore Agrotourism” me adresë “Shkodër, Vau Dejës, Vau Dejës, Vau Dejës, Rruga e Liqenit të Komanit, Ndërtesa nr. 21”, në administrimin e shtetases Marjana Koçeku vijon aktivitetin edhe pse nuk ka asnjë licencë aktive në QKB.
Sipas materialeve të publikuara në rrjetet sociale në faqen me emër Neomalesore_agrotourism, ky biznes vijon aktivitetin e plotë, ndonëse prej datës 4 korrik figuron me aktivitet të pezulluar në QKB.
Me kërkesë të administratores Marjana Koçeku, QKB ka pezulluar aktivitetin e subjektit “Neomalesorja Agrotourism” me datë 04.07.25.
Sipas nenit 180 të Kodit Penal të Shqipërisë, “Neomalesorja” po bën evazion fiskal!
Ju lutem, verifikojini nëse dyshimet e mia janë të arsyeshme apo jo!



