Kur fushatat politike ndjekin të njëjtat rrugë, Agron Shehaj di të surprizojë.
Këtë herë, protagoniste është bashkëshortja e tij, Enida Shehaj, e cila ka vendosur të dalë vetë në sheshin e Tiranës, për të folur me qytetarët. Jo për të dhënë premtime, por për të dëgjuar.
“Unë jam Enida Shehaj. Nuk më njihni, por me siguri njihni bashkëshortin tim, Agron Shehajn. Kam vendosur të shkoj tek qytetarët dhe t’i pyes se çfarë mendojnë realisht ata për Agronin.”
Kjo video, ka tërhequr vëmendjen për origjinalitetin e saj dhe sinqeritetin që sjell.
Reagimet e qytetarëve janë të ndryshme, fillimisht befasohen në momentin që kuptojnë se janë duke folur me bashkëshorten e Shehajt por duket qartë se ky veprim është përqafuar shumë nga ana e tyre.
“Do të votoj për të renë, për Agron Shehajn do votoj,” shprehet një qytetare, duke shprehur se si popull duan vetëm drejtësi dhe jo më korrupsion.
Pjesëmarrja e Enida Shehajt në këtë mënyrë ka qenë një risi e bukur, e thjeshtë, por me një peshë të madhe simbolike. Ajo nuk flet me superlativa, por i lë qytetarët të shprehen vetë për njeriun që ka fituar dhe ka arritur gjithçka me punë, ndershmëri dhe përkushtim.
Kjo video, veç se mbetet unike, tregon faktin dhe njëherë se Agron Shehaj dhe familja e tij nuk janë larg realitetit të përditshëm.