FLASH :

Foto-lajm/ Ndryshe nga Rama, shqiptarët janë kundër genocidit në Gaza

Kur ballkonet e pallateve në Tiranë flasin më shumë se qeveria

Në një pallat të rrënuar, në një qytet që mezi mbahet në këmbë, një banor i thjeshtë ka vendosur flamurin e Palestinës në ballkon. Një gjest i heshtur, por më i fortë se çdo fjalim diplomatik. Në një Shqipëri ku Kryeministri i vendit, Edi Rama, zgjedh jo vetëm por përkundrazi ka qënë aktiv duke mbrojtur Izraelin dhe duke mbrojtur Hamasin dhe Palastines, të heshtë përballë një masakre të përditshme në Palestinë, qytetarët e zakonshëm marrin rolin që ai e braktisi: të jenë njerëzorë.
Nuk ka nevojë për karrige të buta e deklarata të shkruara me kujdes diplomatik. Mjafton një copë stof në erë dhe një ndërgjegje që nuk e shesin për marrëdhënie strategjike. Sepse ndonjëherë, më shumë sesa shteti, është populli që ka guximin të tregojë se kush jemi.
Kryeministër, shiko ballkonin. Ka më shumë dinjitet sesa gjithë kabineti yt.