Agron Shehaj dhe Partia Mundësia përfaqësojnë ndryshimin real për vendin për një sërë arsyesh dhe ata dallojnë nga partitë e tjera reja për një sërë arsyesh thelbësore.
Nga emigrimi në sukses
Së pari, Agron Shehaj ka qenë një emigrant që ja ka dalë vetë dhe është kthyer në atdhe për të kontribuar për vendin e tij, fillimisht si sipërmarrës që ka punësuar mijëra shqiptarë dhe më pas si politikan që po sjell një model ndryshe dhe nëe antitezë me korrupsionin dhe klientelizmin.
Refuzimi i ofertës klienteliste të Berishës
Fakti që Shehaj është i vërtetë, e dëshmon fakti që ai ka refuzuar joshjet djallëzore të Berishës për ta mbajtur të nënshtruar nën frerët e PD-së, për një kauzë dhe mision më madhor, ndryshimin e Shqipërisë.
Përballë marksistit Qori që urren sipërmarrjen
Së dyti, Shehaj nuk është një utopist si Arlind Qori. Qori dhe “mëzat” e partisë së tij, janë ithtarë të një ideologjie aventureske, që edhe pse ka prodhuar eksperimente sociale të tmerrshme në të kaluarën, ata në mënyrë dogmatike vazhdojnë ti besojnë dhe duan ta implementojnë në Shqipëri. Marksizëm-leninizmi, ku Qori dhe të tijët besojnë, është i dalë mode dhe i bën ata të ngjasojnë me një sekt të errët, që mblidhet natën skutave për të bërë rituale të ngjashme me ato të magjisë. Krahu i djathtë i Qorit, Redi Muçi, doli oligark me letra nga babai, si ortak me Artan Dulakun, ndërkohë që Lëvizja Bashkë bën sikur lufton Oligarkinë. Gjithashtu, Lëvizja Bashkë është financuar nga fondacioni komunist gjerman Rosa Luxemburg, e cila mbështet partitë të ekstremit të majtë gjerman, që në retorikë, janë publikisht mbështetëse të Vladimir Putinit. Gjithashtu, bashkëshortja e Qorit, punon me fonde të BE-së për rindërtimin e shkollave të Tiranës, në bashkëpunim me Erion Velinë, të cilin Qori është hequr sikur e ka armik të përbetuar.
Self-made millioner
Shehaj përkundrazi nuk ka asnjë nga këto probleme. Fondet i ka të tijat, nuk ka probleme punësimi e nepotizmi, pasi ka qenë vetë një punëdhënës i madh dhe nuk beson tek utopia komuniste, por te dora e padukshme e tregut të lirë.
Përballë Shabanit të Sorosit
Shehaj ndryshon drastikisht edhe nga Endri Shabani i Nisma Thurje. Në fakt, po të shohësh faqet përkatëse në rrjetet sociale të partive në fjalë, Shehaj ka pasur një rritje graduale dhe organike në shifra normale. Ndërsa Shabani dhe Lapaj, kanë tentuar të “pushtojnë” rrjetet sociale, me qindra faqe të hapura në emër të tyre dhe me mijëra euro të hedhura çdo muaj për të bërë sponsorizime, sikurse kemi mundur të dëshmojmë.
Shehaj, ndryshe nga Shabani, nuk është as karrierist apo arrivist. Ai ka bërë një rrugëtim gradual dhe shkallë-shkallë në një parti të djathtë, për të themeluar më pas një alternativë të djathtë, që paraqitet si ndryshim real për vendin. Ndërsa Shabani ka qenë gjithnjë aty skutave, në kërkim të pushtetit dhe lavdisë. Fillimisht pas Kreshnik Spahiut të Aleancës Kuqezi, më pas në Fondacionin Soros, i financuar ashtu si Erion Veliaj dhe Edi Rama, nga paratë e George dhe Alex Soros, dhe tani në një lëvizje bashkë me marifteçinjtë e LSI, ish-drejtorët e Ilir Metës në pushtet, Besjan Pesha dhe Pano Soko.
Nga anon kandari?
Pra të vënë të tre në të njëjtin kandar, duket qartë se nga anon peshorja. Padyshim lëvizjet e pavarura, organike dhe të pastra në qëllime si ajo e Shehajt, peshojnë më shumë.