Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne pranë mbikalimit të Paskuqanit, në Unazën e Madhe të kryeqytetit, ku për pasojë një grua humbi jetën dhe një tjetër mbeti e plagosur.
Sipas informacionit zyrtar nga Policia e Tiranës, rreth orës 09:35, shtetasi R. Q., 35 vjeç, ka përplasur me automjetin e tij dy kalimtare, shtetaset L. S., rreth 72 vjeçe, dhe H. M., rreth 66 vjeçe, të cilat dyshohet se po kalonin trafik ndarësen në atë moment.
Si pasojë e përplasjes, shtetasja L. S. humbi jetën, ndërsa shtetasja H. M. mbeti e plagosur dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale, ndërsa në vendngjarje ndodhen forca të shumta policie dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 09:35, te mbikalimi i Paskuqanit, shtetasi R. Q., 35 vjeç, ka përplasur me automjetin që drejtonte, shtetaset L. S., rreth 72 vjeçe dhe H. M., rreth 66 vjeçe, të cilat dyshohet se po kalonin trafikndarësen. Si pasojë, ka humbur jetën shtetasja L. S. dhe është dëmtuar shtetasja H. M., e cila është në kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat, për kryerjen e veprimeve të metejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme ligjore.

