Ka një deficencë që nga zgjedhja e deri dhe komunikimi nga ana e drejtuesve të fushatës së Partisë Demokratike.
Në fillim na u servir sikur Chris LaCivita, strategu i madh elektoral i fitores së Donald Trump në Amerikë, do të na ishte edhe strategu i madh elekrtoral i fitores së Sali Berishës në Shqipëri.
Për ta legjitimuar këtë, fushatës së PD iu vendos si slogan një aksiomë thuajse identike me atë të Donald Trump. Nëse Trump e kishte “Ta bëjmë Amerikën të Madhe Sërish”, Berisha e la me “Për Shqipërinë Madhështore”, duke mos patur as mençurinë që të shtonte fjalën “sërish”, duke pranuar në njëfarë mënyrë se Shqipëria nuk ka qenë Madhështore as në kulmin e Berishës, e jo më tani që ai e ka tejkaluar moshën e pensionit.
Pra duke marrë strategun dhe emërtesën e fushatës triumfuese të Trump në SHBA, Berisha me të pandërgjegjshmen e tij na tha se kompleksin e “non gratës”, ai po e tejkalonte, duke përfshirë në ekip një prej njerëzve më të afërt të Trump. Çka do t’i jepte atij njohje dhe legjitimitet ndërkombëtar, si dhe makart heqjen e “non gratës”.
Asnjë nga të treja nuk ka ndodhur. SHBA dhe Britania vazhdojnë ta mbajnë në fuqi “non gratën” për Berishën, ai nuk mund të bëjë një vizitë zyrtare në këto shtete për të marrë njohje dhe legjitimitet ndërkombëtar.
Dhe së fundmi, strategu i tij Chris LaCivita, më shumë se një strateg, po përdoret si një personazh direkt fushate për t’u folur shqiptarëve.
Pra sherifi i ri në qytet, një person privat, që po paguhet kushedi se sa, nga para të financuara kushedi nga kush, në mesin e gjithë kësaj errësire dhe jo transparence, ka dhe pikën e dobët, që në fakt është dhe një bumerang, sepse jo vetëm që ai nuk ngjall shpresën se “Amerika është me ne”, por bën të kundërtën e saj. Ai jep mesazhin se një njeri nga një botë aq e largët, në vjen për të na folur për problemet e ne shqiptarëve, pra është diçka që nuk ngjit, është një sforcim i tepërt, duke e bërë tërësisht jo efikase zgjedhjen e tij dhe para të çuara dëm, ato të përdorura për atë që duhet të ishte sherifi që do duhej të shpëtonte qytetin, por që në fakt duket më tepër si një anëtar i “Banda Bassotti”, i cili do të largohet nga thembrat-majat, me një çantë plot me dollarë dhe nuk do t’i interesojë shumë për fatin e opozitës apo të shqiptarëve.
Një strategji e menduar dhe e zbatuar keq!