FLASH :

Katastrofa mjedisore/ Orikumi i mbuluar nga plehrat buzë rrugës nacionale

Një katastrofë mjedisore është denoncuar me video nga gazetari Blendi Fevziu në hyrje të Orikumit, pranë Vlorës dhë në të dalë të by-pass-it.

Pirgje më mbetje organike, plastike, por edhe inerte dhe mbetje të tjera urbane, kutërbojnë një erë të tmerrshme dhe janë kartolina më e shëmtuar në prag të sezonit turistik, në një nga pikat më të frektuentuara bredgetare nga vendasit dhe të huajt.

Fevziu shprehet se të njëjtin skandal e ka denoncuar edhe një vit më parë, por se situata aktualisht është përkeqësuar në mënyrë drastike.

Një gjë e tillë bie ndesh dhe është në kontradiktë të thellë me propagandën që mundohet ta paraqesë Shqiperinë si një vend turistik elitar.

Alarmi për një epidemi dhe rrezikimi i shëndetit të banorëve të zonës është një kambanë e fortë alarmi, që duhet ta dëgjojnë mirë pushtetarët lokalë dhe qëndrorë, që paguhen me taksat e qytetarëve për të shërbyer dhe jo për tu krekosur me fasada, nën aksiomën “lajmë fytyrën, por jo b***ën”.