FLASH :

DASH thekson rolin e Yuri Kim në Shqipëri me Trump dhe Biden, cili është mesazhi politik?

Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) ka përditësuar së fundmi profilin e ish-ambasadores së SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim, duke shtuar një detaj të ri në CV-në e saj. Në biografinë e saj tashmë përfshihet edhe periudha kur ajo ka shërbyer si ambasadore në Tiranë.

“Ajo ka qenë ambasadorja e SHBA-së në Republikën e Shqipërisë nga viti 2020 deri në vitin 2023, e emëruar nga Presidenti Trump dhe ka vazhduar nën udhëheqjen e Presidentit Biden” shkruhet ne cv-në e Znj. Kim.

Ky ndryshim vjen pak kohë pasi Kim është emëruar në postin e Këshilltares së Lartë për Efiçencë dhe Përgjegjësi në DASH. Në një moment të pazakontë, profili i saj u fshi për një ditë nga uebfaqja zyrtare e Departamentit të Shtetit, duke nxitur spekulime për një largim të mundshëm. Megjithatë, duket se ky veprim ishte i përkohshëm dhe kishte për qëllim përditësimin e të dhënave të saj me rolin e ri.

Ajo që ka tërhequr vëmendjen është pikërisht shtimi i përvojës së saj si ambasadore në Shqipëri në këtë fazë të re të karrierës së saj. Pse DASH e ka bërë këtë përditësim tani duke vendosur Shqipërinë?  A është ky një mesazh i koduar që duhet lexuar qartë nga politika shqiptare?

Kujtojmë se ambasadorja Kim ka patur rol aktiv në shoalljen “non grata” të Sali Berishës nga SHBA-të.

Më poshtë jetëshkrimin profesional i Znj. Kim, i përditësuar nga DASH: