FLASH :

Proda mburret se ka goditur krimin ordiner, por mbyll sytë para kapjes nga mafia e llotove

Policia e shtetit është mburrur, se gjatë muajit të fundit ka arrestuar 555 persona, por nuk është sasia por cilësia e krimit ajo që duhet marrë në konsideratë kur bëhet fjalë për luftën ndaj kriminalitetit.

Dhe në fakt, në veprat penale që rreshton policia si arritje kur sqaron se në cilën fushë operonin të arrestuarit, hyjnë: armëmbajtja pa leje, sekuestrimi i lëndëve narkotike, sekuestrimi i parave të pa deklaruara, goditja e 2 grupeve kriminale të implikuara në prodhim/shitje ose trafikim të lëndëve narkotike dhe  në shfrytëzimin e prostitucionit.

Me pak fjalë, policia ka goditur krimin ordiner, por jo grupet e strukturuara kriminale që operojnë anembanë vendit të lira dhe me mbrojtje policore të dedikuar.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ilir Proda, duket se ka mbyllur sytë dhe është kapur nga bandat e kumarit dhe të llotove që po lulëzojnë kudo nëpër Tiranë dhe jo vetëm, të udhëhequra nga dyshja famëkeqe TomDoshi-Ndriçim Babasi, me lokale si “333” dhe “CR7”.

Duket se për këtë, drejtori i inkriminuar i policisë, i vendosur në këtë detyrë nga bandat e Durrësit, sipas gazetares Klodiana Lala, ka dhe bekimin e shefit të tij të madh, Edi Ramës, i cili me paratë e pista të llotove dhe kumarit të Doshit dhe Babasit, duket se do të financojë një pjesë të fushatës zgjedhore, që të qëndrojë në pushtet më jetëgjatë se Mbreti Zog.