FLASH :

Kozak, Klevio, Noizy Vs Rama, Basha, Berisha

Banalizimi i politikes shqiptare në këtë fushatë zgjedhore ka prekur fundin.

Kryeministri Edi Rama jo vetëm që nuk e ka mbyllur Tik Tokun, sikurse kishte premtuar, por ai po përdoret si një mjet u fuqishëm propagande për të përhapur mesazhet politike. Dikur në Tik Tok apo Instagram, fëmijët që donin të shihnin diçka jashtë rregullave të vendosur nga prindërit, ndiqnin sherret në këto rrjete midis reperave Noiz, Kozak dhe Clevio Serbiano.

Sot këta të fundit janë eklipsuar nga ethet e liderëve politikë për vëmendje. Rama dhe Basha kanë kohë që kanë nisur një duet fëmijnor me këngë të Unikkatilit në sfond, ku luajnë hidh e prit me njëri tjetrin.

I kapur në vështirësi, edhe gjysh Saliu hyri në Instagram duke publikuar një këngë të Dr. Dre dhe Snoop Dogg, si dhe vendosi një nga gadgets që ofron kjo platforme, si syze moderne, për t’u bërë i i kapshëm dhe i dashur për publikun më rinor.

Për programe jo e jo që nuk flitet më, por nuk flitet më as për problemet e njërës apo tjetrës parti. Këtë e kanë zëvendësuar me pasazhe nga këngë me fjalë banale dhe të ndyra. Prindërit bëjnë mirë t’i mbajnë larg këtyre politikanëve të shthurur fëmijët.

Ndërkohë bota shqiptare e rrepti, po hyn në krizë nga një konkurrencë e papritur e treshes kryesore politike të Tiranës, të cilët duket se kanë hyrë në një betejë vargjesh poetike të stilit West Coast-East Coast, të cilën do ta kishin patur zili edhe Tupac Shakur dhe Biggie Smalls.