Pelegrinët janë nisur drejt qytetit mesjetar të Asizit në Itali për të parë trupin e ruajtur të Carlo Acutis, adoleshentit të lindur në Britani, përpara kanonizimit të tij si shenjtor muajin e ardhshëm.
Acutis, i cili vdiq në moshën 15-vjeçare nga leukemia në vitin 2006, do të bëhet shenjti i parë milenial i Kishës Katolike, pasi i janë atribuuar mrekulli pas vdekjes.
Adoleshenti i lindur në Londër u shpall i lume nga Papa Françesku në vitin 2020, ndërsa vitin e kaluar u miratua edhe shenjtërimi i tij, i planifikuar për më 27 prill 2025.

Sipas dëshirës së tij të fundit, Acutis u varros në Asizi dhe u vendos për prehje në Sanctuary of the Spoliation në Kishën Santa Maria Maggiore në prill të vitit 2019.
Trupi i tij është mbuluar me një shtresë dylli të modeluar për të ruajtur pamjen e tij para varrimit, duke u dhënë besimtarëve mundësinë ta shohin ashtu siç ishte në jetën e tij, sipas burimit Aleteia.
Adoleshenti, i quajtur me dashuri ‘influencuesi i Zotit’, ka mbledhur një ndjekje të madhe globale që nga vdekja e tij.
Besimtarët këtë javë në Asizi patën mundësinë të blejnë suvenire dhe kujtime të Bekuarit Carlo Acutis në një dyqan të dedikuar për të.







