FLASH :

Shehaj: Nuk mund të presim vetëm nga SHBA-të, por duhet të bëjmë dhe pjesën tonë

Lideri i “Partia Mundësia” Agron Shehaj është nga të paktit deputet që ka zgjedhur të sfidojë sistemin politik shqiptar dhe nga të paktit që nuk e ka ndërtuar pasurinë në kurriz të shtetit.

Së fundmi ai ka postuar një video në rrjetin e tij social Facebook, ku vjen me një mesazh drejtuar qytetarëve shqiptar.

“Të dashur miq, ju përshëndes nga Mar-a-Lago, në këtë vend ku njerëz të pushtetshëm, politikanë, sipërmarrës mblidhen për ti dhënë zgjidhje të botës. Unë jam këtu në këtë vend ku, pjesa më e madhe e politikanëve shqiptarë kërkojnë të vijnë duke lobuar me paratë që u kanë vjedhur qytetarëve shqiptarë. Në fakt nuk jam këtu për interesin tim por jam këtu për të lobuar për interesin e qytetarëve shqiptarë dhe interesat e Shqipërisë. Amerika duhet të vazhdoj të mbështes drejtësinë, duhet të vazhdoj të mbështes luftën kundër korrupsionit dhe kundër krimit në Shqipëri. Nuk mund të presim vetëm nga SHBA – ja, por duhet të bëjmë dhe pjesën tonë. Duhet që përfundimisht të heqim dorë nga partitë e vjetra dhe të shikojmë drejtë të ardhmes. Ju përshëndes nga Mar-a-Lago!”

Kështu u bën thirrje qytetareve shqipatrë Shehaj, që të heqin dorë nga partitë e vjetra dhe të drejtohen drejt Mundësisë, të cilën e kanë kërkuar gjithë këto vite. Shehaj ka vërtetuar gjithmonë se nuk ka nevojë nga favoret e politikës apo të biznesit dhe ka zgjedhur të mbetet i pandikuar prej tyre.