Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka denoncuar sot një nga fenomenet më të përhapura në Shqipëri – korrupsionin. Duke qëndruar para ish-Teatrit Kombëtar, ajo ka risjellë në vëmendje këtë aferë, duke e konsideruar simbol të betonizimit dhe abuzimit me pasuritë publike. Sipas saj, ngritja e një kulle mbi rrënojat e një institucioni kulturor tregon qartë se si qeveria ka zgjedhur të favorizojë interesat klienteliste në vend të trashëgimisë kombëtare.
Ajo shprehet se:
“Dita Ndërkombëtare e Teatrit, një ditë e cila duhet ta kishte gjetur Shqipërinë me teatrin e saj kombëtar të rindërtuar, ndërkohë që mbrapa meje është shembulli më i mirë i korrupsionit. Ngritja e kësaj kulle mbi rrënojat e teatrit historik, e teatrit të ndërtuar që në kohën e Italisë. Teatrit i cili për shumë kohë ka përcjellë kulturë, ka përcjellë njëkohësisht dhe qytetari në Shqipëri. Shkatërrimi i Teatrit Kombëtar është një nga aktet më të turpshme dhe më korruptive që qeveria në ikje ka bërë. Premtimi i Partisë Demokratike është sigurisht për t’i kthyer qytetit kulturën e për t’i kthyer qytetit teatrin.”
Këto deklarata janë bërë nga deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e cila ka denoncuar atë që e cilëson si një nga aktet më të rënda të korrupsionit urban në vend. Sipas saj, shembja e Teatrit Kombëtar nuk ishte vetëm një goditje ndaj kulturës, por edhe një aferë që tregoi sesi interesat e pushtetit mbizotëruan mbi historinë dhe identitetin e kryeqytetit.