FLASH :

Jorida Tabaku, zëri i kauzës për një ekonomi të drejtë: Në mbështetje të biznesit dhe qytetarëve

Në një klimë të rënduar ekonomike, ku konsumatori ndien çdo ditë peshën e rritjes së çmimeve dhe bizneseve u ngushtohet fryma nga taksat e larta, Jorida Tabaku po qëndron fuqishëm në krah të qytetarëve dhe sipërmarrësve të ndershëm. Deputetja e Partisë Demokratike dhe kandidatja për listën e hapur ka zhvilluar së fundmi takime në rrugët Hajdar Hidi dhe Islam Alla në Tiranë, duke u kthyer në një zë të qartë dhe të vendosur për të artikuluar problemet reale që po përjeton shoqëria shqiptare.

Tabaku ka vënë gishtin mbi një nga plagët më të mëdha të ekonomisë sonë: rënia e konsumit për shkak të rënies së të ardhurave dhe barrës së rëndë fiskale. Ajo ka theksuar se kjo situatë nuk është pasojë e rastësisë, por e një politike që nuk reflekton interesat e qytetarëve.

Në qendër të analizës së saj është vendosur një problem i kahershëm dhe gjithnjë më i mprehtë – niveli i lartë i taksave mbi karburantet, të cilat përbëjnë 50% të çmimit përfundimtar të naftës që paguajnë qytetarët dhe bizneset. Një realitet që, sipas Tabakut, mund dhe duhet të ndryshojë.

Ajo propozon një model ndryshe, një shtet të vogël, me taksa të ulëta dhe një administratë efikase – një vizion që kërkon të vendosë interesin e qytetarit dhe të biznesit në themel të politikave publike. Ky është një drejtim që jo vetëm që lehtëson barrën fiskale, por stimulon ekonominë, nxit punësimin dhe përmirëson jetesën e përditshme.

Mesazhi i saj është i qartë dhe i drejtpërdrejtë: më 11 maj qytetarët kanë në dorë një mundësi për të ndryshuar rrjedhën, për të votuar për politika të përgjegjshme, që i japin fund papërgjegjshmërisë fiskale dhe u hapin rrugë reformave të vërteta në shërbim të mirëqenies së gjithsecilit.

Jorida Tabaku është një politikane e angazhuar, e lidhur ngushtë me realitetin, që dëgjon dhe vepron. Shqipërisë i duhet më shumë se kurrë një qasje e tillë – e ndershme, e guximshme dhe vizionare.