FLASH :

Sherri në Parlament, Sekretariati i Etikes përjashton me 10 ditë nga Kuvendi Bardhin dhe Balliun

Sekretariati i Etikës ka vendosur përjashtimin me 10 ditë nga Kuvendi të kreut të Grupit të PD-së, Gazment Bardhi dhe deputetit demokrat Klevis Balliu.

Ndërkohë për Taulant Ballën, Sekretariati i Etikës nuk ka marrë një vendim për ta dënuar, duke rrëzuar kështu kërkesën e PD për përjashtimin e tij. Përplasjet në Parlament nisën pas deklaratës së Ballës ndaj deputetes Albana Vokshi, të cilës i tha ‘për ty kam numrin 0900’. Këto fjalë të tij nxitën reagim të ashpër të demokratëve dhe kryesisht të Bardhit dhe Balliut, të cilët nisën të përdornin gjuhë fyese dhe tentuan edhe përplasje fizike me Ballën.