FLASH :

Kërkesa për heqjen e imunitetit ndaj Ballukut, analisti: S’ka fakte, hetimi akt politik i SPAK

Gjatë një interviste në emisionin “Real Story” në ABC News, analisti Arben Meçe foli për mbledhjen e Këshillit të Mandateve ku u shqyrtua kërkesa për imunitetin e numrit dy të qeverisë, Belinda Balluku.

Gjatë intervistës në studio, Meçe tha nuk ka fakte të dukshme për heqjen e imunitetit të Ballukut dhe se e gjitha është një akt politik i SPAK.

“Unë personalisht kam shprehur prej kohësh bindjen se ky është një akt politik i SPAK. Të gjitha indiciet e aksionit SPAK i transmetoi në media nëpërmjet aktorëve të vet mediatikë duke ndërtuar gjysmë të vërteta.Në tavolinën e Këshillit të Mandateve doli në media fakti që kryeprokurori ka deklaruar 35 vjet burg. Në dijeninë time në këtë fazë nuk ka prokuror që deklaron pretencë.Kush e nxorri këtë dhe pse e nxorri? Mesazheri i zhvillimit të ngjarjeve ishte Gazmend Bardhi. Kjo është diçka e dirigjuar”, tha Meçe.