FLASH :

Arrestimi i vëllait të Elda Hotit, Balla i drejtohet Bardhit: Ju e paskeni ‘narkosin’ brenda në shtëpi

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, përmendi në Kuvend rastin e vëllait të deputetes Elda Hoti, i cili është arrestuar së fundmi në Romë i akuzuar për trafik të lëndëve narkotike. Ai tha se ndryshe nga se do të bënte PD nëse ky rast do t’i përkiste njërit prej deputetëve të PS, ne nuk do të bëjmë asnjë deklaratë.

“Imagjinoni sikur ngjarja e ndodhur ndaj familjarëve të një deputeteje të PD t’i kishte ndodhur njërit prej PS. Ju do të kishit ardhur këtu, do të kishit bllokuar foltoren, do të bërtisnit ‘në burg, arrestojeni’! Është grup i strukturuar kriminal se vëllai dhe motra. Ç’punë ka motra me çfarë bën vëllai, në kuptimin e ligjit? Nuk keni për të dëgjuar asnjë deklaratë nga ne kështu. Se na doli narkosi, vëllai i Elda Hotit. Nuk do të bëjmë ne asnjë deklaratë, as për rastin në fjalë, meqë narkosin paskeni brenda shtëpisë tuaj”, tha Taulant Balla.