FLASH :

Seanca për çështjen Balluku, këshilltari i presidentit: Rrezik që pushteti gjyqësor mund të nxjerrë jashtë funksionit të gjithë pushtetin ekzekutiv

Ditën e djeshme Gjykata Kushtetuese mori në shqyrtim ankimin e kryeministrit Edi Rama për pezullimin nga detyra të zv.kryeministres, njëherazi Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Gjatë thuajse 4 orëve shqyrtim gjyqësor në  Kushtetuese palët e përfshira dhanë argumentet e tyre lidhur me këtë çështje.

Duke vijuar me argumentin për ndërhyrjen e gjyqësorit në kopetencat e ekzekutivit Rusmajli qartësoi se qeverisja është vullnet politik. Mandatin që kryeministri merr për të ushtruar funksionet e veta e ka së pari politik. Dhe prej këtu zgjedhjet e tij duhet të kondicionohen nga faktorë politik. Pra kryeministri vepron nëpërmjet mbështetjes politike.

Prej këtu Rusmajli ngre me të drejtë pyetjen: A e ka forcën sistemi gjyqësor që të ndikojë në këtë vullnet politik?  Këtë rast duhet ta zgjidhë Gjykata Kushtetuese.

A mund të shndërrohen instrumentet proceduralë në intrumente kontrolli dhe balance? Nëse shndërrohen në të tilla ato bëhen problematike, theksoi Rusmajli.

Pse? Sepse me logjikën e një prokurori dhe gjykatësi mund të ndodhë që të merret masë për pezullimin e të gjithë këshillit të ministrave.

Nëse shkohet në këtë rast atëherë logjikisht pushteti gjyqësor ka forcën të nxjerrë jashtë funksionit të gjithë pushtetin ekzekutiv.

Lidhur me afektimin e institucionit të Presidencës ai theskoi se “rasti shkon më parë te kryeministri sesa te presidenca“, duke shtuar se nëse vendimi i gjykatës detyron kryeministrin të shkarkojë ministrin, Presidenti i Republikës duhet të formalizojë vullnetin.

Nisur nga kjo Rusmajli u shpreh se nga ky precedent i nisur nga SPAK dhe GJKKO mund të krijohen skenarë të tjerë duke theksuar se:

“Mund të krijohen skenarë si një bashkëpunim i disa anëtarëve të qeverisë që mund të dyshohet një vepër penale. Dhe një prokuror kërkon pezullim se ka rrezik ta përsëritin. Prandaj ne e themi Këshillin e Ministrave si të plotë. Nuk mund ta vlerësojmë rastin nëse nuk e çojmë në rastin ekstrem. Prandaj ne ju ftojmë ta pleqëroni në këtë këndvështrim, si një instrument që mund të ushtrojë kontroll ndaj një pushteti tjetër”, tha Rusmajli.