FLASH :

Problematikat e politikës penale në Shqipëri, Rama takohet me ministrin francez të Drejtësisë: Drafti i ri në harmoni me praktikat më të mira Europiane

Kryeministri Edi Rama u takua sot në Paris me ministrin e Drejtësisë së Francës Gérald Darmanin, në kornizën e bashkëpunimit franko shqiptar në fushën penale. Takimi u përqendrua tek pjesëmarrja a partnerëve francezë në grupin e reflektimit mbi problematikat e politikës penale në Shqipëri .

Takimi u mbajt përpara nisjes së samitit të Koalicionit të Vullnetmirëve për Ukrainën. 

“Përpara samitit të Koalicionit të Vullnetmirëve për Ukrainën, thirrur nga Presidenti Emmanuel Macron në Pallatin Elysée, u takuam me ministrin e Drejtësisë së Francës, Gérald Darmanin, për të folur lidhur me pjesëmarrjen e partnerëve francezë, në grupin e reflektimit mbi problematikat e politikës penale në Shqipëri dhe konsolidimin e draftit të ri të Kodit Penal, në harmoni të plotë me standartet e me praktikat më të mira europiane”, shkroi Rama në Facebook.