FLASH :

Fotolajm/ Ekstaza dhe festa me balerina e Blendi Gonxhes! Pse gjithë ky gëzim në momentin kur Rama është në momentin më kritik?

Qeveria e kryeministrit Edi Rama ndodhet realisht në një situatë krejtësisht të vështirë politike që prej vitit 2013.

Me çështjet e hapura nga SPAK nga njëra anë dhe opozitën që ka filluar protestat duke nxjerrë qytetarët në shesh nga njëra anë dhe kryeministrin që ende nuk po bën asnjë lëvizje politike nga ana tjetër, e bëjnë edhe më të vështirë situatën e krijuar në këtë mandat qeverisës.

Mirëpo Ministri i Kulturës, Turizmit dhe Sportit, Blendi Gonxhja shpërfaq tërësisht një panoramë tjetër.

Këtë e tregojnë fotot e publikuara në profilin e tij në “Facebook” ku në festën e fundvitit me stafin e ministrisë vihet re një atmosferë e theksuar euforie, shoqëruar kjo edhe me performanca artistike dhe balerina.

Me Ramën në pozicion të vështirë si asnjëherë më parë, me shërbimet online të paralizuara si pasojë e aferës së AKSHI-it, kjo qasje e Ministrit Gonxhja kontraston shumë.

Akoma edhe më të fortë kontrastin e bën fakti se asnjë Ministri tjetër nuk ka zhvilluar festë me atmosferë të tillë të shfrenuar.

Po nga buron kjo nevojë e Blendi Gonxhes për ta bërë publike këtë festë të shfrenuar e të kushtueshme?

Pse në logjikën e Ministrit Gonxhe qenkan vetëm party-t e shfrenuar mënyra e shpërblimit të punonjësve?

Veç kësaj një tjetër pyetje lind natyrshëm: Cili është burimi i fondeve për një aktivitet të tillë me balerina?