FLASH :

Gaz Bardhi, SPAK, media dhe akuzat qesharake ndaj Ballukut për apartamente e jahte

Ditët e fundit në disa prej banaqeve televizive dhe portale online qarkullon lajmi, edhe pse nuk ka asnjë provë apo indicie, se zv. Kryeministrja Belinda Balluku disponon 300 apartamente. Madje është shkuar edhe deri aty sa pretendohet se Balluku disponon dy jahte. Media që nuk publikojnë fakte por që si fakte marrin fjalët e Gazmend Bardhit i cili reflekton në çdo fjalë që nxjerr nga goja kompleksin e humbjes së thellë në Fier në zgjedhjet e 11 majit.


Por si qëndron e vërteta?


Së pari, duhet kuptuar nga vijnë këto akuza dhe çfarë thotë SPAK!


Gazmend Bardhit nuk i del inati për humbjen në Qarkun e Fierit


Personi që ka ngritur këtë pretendim me argumentin kinse akuza ndaj Ballukut ndodhet në dosje, por pa bërë gjë publike është Gazmend Bardhi.
Se sa i besueshëm është Gazmend Bardhi mjafton të shohësh qasjen e tij brenda Partisë Demokatike.

Fillimisht akuzonte Berishën për lidhje me bandit dhe pastaj papritur zgjodhi të ulej në prehërin e doktorit duke edhe u dekoruar nga ky i fundit me postin e kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike.
Mesa duket Gazment Bardhit, i cili në përballjen elektorale me Ballukun në Qarkun e Fierit e dështoi me sukses me rezultatin 12 – 4, nuk i ka dalë akoma e keqja e rezultatit katastrofik në zgjedhjet e 11 majit.
Edhe për procedurën e tunelit të llogarasë nuk ka asnjë akuzë për korrupsion apo pastrim parash, por thjesht akuzë për “pabarazi në tendera”, nisur nga disa biseda telefonike, por që edhe për këto fjalën e fundit e thotë Gjykata.


Mesa duket, meqë nuk ngjiti pretendimi për 50 milionë euro në tunelin e llogarasë, Gaz Bardhi ka ngritur një tjetër narrativë me apartamete e jahte.
Të gjithë ato që i japin zë këtij pretendimi të Bardhit, ose u konvenon interesi i këtij të fundit ose kanë injorancë “juridike”.

SPAK çfarë thotë?


Ndaj znj. Balluku SPAK ka ngritur vetëm një akuzë, e cila duhet të faktohet në Gjykatë, atë të “shpërdorimit të detyrës”.


Që këtu bien poshtë të gjitha pretendimet për jahte apatamente apo gjithëfarëlloj pretendimesh të ngritura nga eksponentë të opozitës dhe aktorë të tjerë që kanë për bazë sulmin ndaj Ballukut.
Në dosje nuk ka as apartamente dhe as jahte.
Pra, nëse do të kishim akuzë për apartamente, jahte, etj, SPAK do duhej të ngrinte akuzën e korrupsionit apo pastrimit të parave.


Siç është theksuar edhe më lart edhe për procedurën e tunelit të llogarasë nuk ka asnjë akuzë për korrupsion apo pastrim parash, por thjesht akuzë për “pabarazi në tendera”, nisur nga disa biseda telefonike, por që edhe për këto fjalën e fundit e thotë Gjykata.


Pse këto akuza nga politika dhe media në këtë moment?


Fillimisht, falë Gaz Bardhit e gjithë media është informuar se Belidna Balluku jeton në një apartament në kat të dytë, ku jeton gjysma e figurave të Partisë Demokratike. Në kat të dytë dhe jo në ndonjë kat të fundit sikurse, ç’është e vërteta kanë një pjesë dërrmuese e politikanëve shqiptarë. Nisur nga kjo, pretendime të tilla, pra akuza me apartamente e jahte ngjisin në popull.


Së fundmi është publikuar në media pjesë të dosjes së SPAK ku akuzohet mes të tjerash drejtuesja e AKSH-it, Mirlinda Karcanaj dhe biznesmeni Ergys Agasi e Ermal Beqiri.


Ky i fundit veç verërave të shtrenjta disponon edhe një jaht 1 milion euro të cilin e ka në emër të një 24-vjeçareje rumune.


Ky fakt duket është marrë si element për të krijuar nga hiçi një fabul. Fabulën se edhe znj. Balluku disponon jaht.


Ky nuk është as sulm politik i mirefilltë, ky është gjuaj fort më balte se diçka do të ngjisë.


Nuk duhet të çuditemi që pas kësaj akuza e radhës nga politika dhe media për Belinda Ballukun të jetë disponimi i koleksionit të verërave me vlerë miliona euro.