Lukas Pizçek e ka konsideruar Shqipërinë një rival të fortë dhe që meriton vëmendje të veçantë për ndeshjen e “Play-Off”-it.
Ish-futbollisti i njohur polak i Dortmundit, tashmë në rolin e trajnerit, thekson se dueli do të jetë i luftuar dhe në një sfidë 90-minutëshe mund të ndodhë gjithçka.
“Kohët e fundit kemi luajtur shpesh me Shqipërinë. Kjo do të thotë se i njohim mirë ata, ashtu siç edhe ata na njohin mirë dhe i dinë sekretet tona. Do të jetë një rival impenjues për Poloninë dhe duhet që të jemi të vëmendshëm ndaj tyre. Në një ndeshje mund të ndodhë gjithçka.”
Kombëtarja shqiptare do të luajë gjysmëfinalen e “Play-Off”-it në Varshavë kundër Polonisë, por për të siguruar kualifikimin në Botëror duhet që të kalojë edhe pengesën tjetër në finale, me fituesin e çiftit Suedi-Ukrainë.
Në rast kualifikimi, Shqipëria do të pozicionohej në Grupin F të Botërorit, me Holandën, Japoninë dhe Tunizinë.








