FLASH :

Vonesa nga administratat, Rama: Kush ministër nuk jep informacion brenda afatit, të sanksionohet! Do dekriminalizojmë shpifjen për gazetarët

Ndaj institucioneve që nuk i përgjigjen kërkesave për informacion të paraqitura nga gazetarë, shoqëri civile apo qoftë dhe qytetarë, duhet të zbatohen sanksionet ligjore. Kjo kërkesë iu drejtua Komisionerit për të Drejtën e Inofrmimit nga kryeministri Edi Rama, i cili paralajmëroi dhe përjashtimin e gazetarëve nga ndjekja penale për Shpifje.

“Shumë institucione japin informacion të cunguar me gjhë të komplikuar teknike. Lajmi është si buka myket dhe nuk konsumohet më”, tha Klodiana Kapo.

 “Shpesherë ky informacion nuk jepet brenda afateve ligjore apo në mënyrën e kërkuar nga ne”, tha Eglantina Bardhi.