Avokati Isuf Shehu është shprehur se marrja e masës së GJKKO për pezullimin nga detyra të zv.kryeministres, njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku është në shkelje me Kushtetutën.
“Kjo lloj mase në aspektin ligjor nuk mund të gjejë aplikim te znj.Balluku. Nuk mund të aplikohet kjo masë ndaj zv.drejtueses së qeverisë. Në gjykimin tim GJKKO ka shkuar përtej. Është interferim i qartë i Gjyqësorit ndaj Ekzekutivit”.









