FLASH :

Trishtim për Lewis Hamilton! Piloti i ‘Formula 1’ humb shoqëruesin e tij besnik

Fatkeqësisht, miku i dashur me katër këmbë i Lewis Hamilton nuk ia doli ta kalonte periudhën e dytë serioze të pneumonisë brenda një viti.

Roscoe kishte qenë në koma të induktuar gjatë ditëve të fundit, por gjendja e tij shëndetësore nuk tregoi përmirësim. Kështu që kampioni shtatë herë i botës u detyrua të merrte vendimin e vështirë për ta hequr qenin e tij nga ventilatori. Kjo ndodhi dje, siç njoftoi vetë Hamilton në një postim në Instagram.

“Pas katër ditësh në aparatura për mbështetjen e jetës dhe pavarësisht se ai luftoi me gjithë fuqinë e tij, më është dashur të marr vendimin e vështirë për t’i thënë lamtumirë Roscoe- s “, shkroi Hamilton.

“Ai nuk pushoi kurrë së luftuari, deri në fund. Ndihem shumë mirënjohëse që e kam ndarë jetën time me një shpirt kaq të bukur, një engjëll dhe një mik të vërtetë“, vazhdon britaniku. “Sjellja e Roscoe-s në jetën time ishte vendimi më i mirë që kam marrë ndonjëherë dhe do t’i çmoj përgjithmonë kujtimet që krijuam së bashku.

“Është një nga përvojat më të dhimbshme dhe ndiej një lidhje të thellë me të gjithë ata që kanë përjetuar humbjen e një kafshe shtëpiake të dashur. Edhe pse ishte kaq e vështirë (përvoja e humbjes), t’i kisha ato ishte një nga pjesët më të bukura të jetës – të doja kaq thellë dhe të të donin në këmbim.”

“Faleminderit të gjithëve për dashurinë dhe mbështetjen që i keni treguar Roscoe-s gjatë viteve. Ishte kaq e veçantë ta shihja dhe ta ndjeja. Ai ndërroi jetë të dielën në mbrëmje, më 28 shtator, në krahët e mi”, përfundoi Hamilton në deklaratën e tij.