FLASH :

Shpërthimi me tritol në servisin e makinave, zbardhet dëshmia e pronarit të biznesit, ja çfarë thotë për kamerat

Detaje të reja dalin lidhur me shpërthimin me tritol në servisin e makinave në fshatin Luz të Fushë Krujës.

Rasti u denoncua nga pronari i servisit Alfred Gurra, i cili konstatoi se qepeni i biznesit të tij ishte dëmtuar.

Nga veprimet e para hetimore, Policia dyshon se shpërthimi është bërë me lëndë plasëse, ndërsa jashtë kamerës pronari i servisit Alfred Gurra pohoi për News24 se nuk ka konflikte me askënd dhe se ka mbetur i habitur nga ngjarja.

Pronari i servisit konfirmon se përreth biznesit ka kamera sigurie, por nuk e kanë fiksuar autorin.

Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Më datë 28.09.2025, shtetasi A. G, banues në fshatin Luz, Fushë-Krujë, ka njoftuar se ka konstatuar të dëmtuar qepenin e servisit për automjete.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se është dëmtuar me lëndë plasëse. Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.